Politike

Deklarata ndaj ambasadorit Gonzato! PS kërkon përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla i kërkoi PD-së të distancohet nga kjo deklaratë, të cilën ai e quan të "turpshme".

6 Nëntor 2025, 20:00 Nga E.d
Deklarata ndaj ambasadorit Gonzato! PS kërkon përjashtimin e Sali
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për 30 ditë nga Kuvendi. Kjo kërkesë vjen pas deklaratave të Berishës, ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla i kërkoi PD-së të distancohet nga kjo deklaratë, të cilën ai e quajti të "turpshme".

Balla tha se bazuar në kodin e etikës së Kuvendit, deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale. Në fund kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla tha se PS i është drejtuar komisionit të etikës për të marrë masa ndaj Berishës.

“I kërkon PD të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme. Këtë incident të rëndë diplomatik të sulmit kundër një ambasadori, bazuar në kodin e etikës së Kuvendit, gjuha që nxit urrejtjen… deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale. Bazuar në nenin, masa disiplinore, zoti kryetar i Kuvendit ju njoftoj që i jemi drejtuar komisionit të etikës për të marrë masa”, tha Balla./Dosja.al

taulant balla sali berisha kuvend

Sondazh

Poll