Politike

“T’ju vijë turp, e bëre tamam si…”, Blushi debaton me Peleshin: Nuk kam komplekse për origjinën time si ti Niko, jam krenar që jam korçar

Blushi theksoi krenarinë për prejardhjen e tij, duke sugjeruar se Peleshi mund të ketë komplekse lidhur me këtë çështje.

6 Nëntor 2025, 21:06 Nga M.L
“T’ju vijë turp, e bëre tamam si…”, Blushi
Blushi-Peleshi

TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PL, Ted Blushi, ka pasur një debat me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me origjinën e tyre të përbashkët nga Korça. Blushi theksoi krenarinë për prejardhjen e tij, duke sugjeruar se Peleshi mund të ketë komplekse lidhur me këtë çështje.

Debati:

Blushi: Nuk mund të përjashtoni deputetët e opozitës, pse ju quajnë hajdutët si nuk ju vjen turp, jepini fund kësaj maskarade.

Peleshi: E bëre tamam si korçarët “t’ju vijë rënd”.

Blushi: Niko nëse ti je korçar dhe të vjen turp që je nga Korça atëherë ke komplekset e tua. Unë jam krenar që jam korçar.

Peleshi: Shumë faleminderit që kontribuon në relativizimin e markës super lokalist që jam e kundërta e asaj që lokalizoni ju.

 

 

 

tedi blushi niko peleshi debaht ne kuvend

Sondazh

Poll