Politike

“Injoranca nuk është kurrë argument...” Berisha përplaset me Gogun në Kuvend: Zot fali se nuk dinë se çfarë thonë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se injoranca nuk është kurrë argument.

6 Nëntor 2025, 20:23 Nga E.d
“Injoranca nuk është kurrë argument...” Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se injoranca nuk është kurrë argument.

Berisha tha se fjala "binar" nuk është fyerje, pasi sipas tij binar quhet burri dhe gruaja. Pasi Gogu e quajti diskriminues, Berisha iu përgjigj duke thënë se fjala binar nuk është as diskriminim as fyerje.

Sali BerishaSë pari injoranca nuk është kurrë argument, parafolësi më duket fjalën binar e ngatërron me bipolar. Por Zot fale se nuk dinë çfarë thonë. Binar quhet burri dhe gruaja, gjini binare do të thotë mashkull dhe femër, ti që ngrihesh dhe thua që kjo është fyerje, duhet të ndihesh keq për veten tënde. Është e turpshme, nuk e bën as një nxënës i klasës së katërt. Unë përpara se të vij këtu, kam kërkuar nga ekspertë europianë…  Shko pyete kryetarin tënd se çfarë është bipolariteti.

Toni GoguNëse je diskriminues në thelb

Sali BerishaPse e diskriminova se i tash binar. Asnjë diskriminim, i thash binar, kjo nuk mund të jetë fyerje kurrë. Unë jam autori i një ligji që dënon diskriminimin për orientimin seksual. Por qenka binar sipas teje fyerje.

Toni GoguPo ua shpjegoj, po të doni jua lexoj. E keni stigmatizuar për orientimin seksual./Dosja.al

sali berisha kuvend toni gogu

Sondazh

Poll