Politike

“Ka porosit vrasje, bashkëpunëtor bandash”, Balla i përgjigjet akuzave të Berishës: S’kam mbi supe akuza si ti, shkon me autoblindë në Tropojë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se është shumë krenar për familjen dhe zonën nga vjen, për të cilën tha se e viziton çdo fundjavë.

6 Nëntor 2025, 20:24 Nga E.d
“Ka porosit vrasje, bashkëpunëtor bandash”, Balla i
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Kreut të PD-së, Sali Berisha i cili e quajti bashkëpunëtor bandash. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se është shumë krenar për familjen dhe zonën nga vjen, për të cilën tha se e viziton çdo fundjavë. Balla tha se Berisha shkon me autoblindë në Tropojë.  

Pjesë nga debati në Kuvend:

Berisha: Regjistrimi tjetër është Tao që porosit vrasje, dhe bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se kishte porositur vrasje. Bashkëpunëtor bandash që e mbani në krye të grupit.

Balla: Do më duhet të përdor kohën edhe për një replikë ndaj dikujt me të cilin më është dashur të përballem shumë shpesh në këto 21 vite. Kujtoj një koleg të PS që në përballje më të parë në 2005 me individin, më tha ‘Taulant nuk ia vlen të përballesh me të sepse është i paskrupullt dhe të sulmon me shumë të pavërteta që dashur apo padashur të bëjnë pis’. Kolegu në një moment të caktuar erdhi dhe u bë aleat me zotërinë. Ilir Meta ka qenë që ma ka thënë. Me Metën kam qenë koleg, e kam pasur kryetar në FRESH. Gjithë jetën publike sa e kishte kundërshtar i tha gjithë të zezat. I them atëherë Ilirit, ‘e kam ndarë mendjen dhe mendoj se gjërat duhen thënë përballë’, ti ngele një komunist i pandreqshëm dhe gjithë jetën vjen këtu dhe thua ‘tha ky, tha ai’. Pastaj i hoqe kolegët nga spitali, i internove… lëri këto dëngal me ne, se nuk hypte kushdo në varkën e djalit të Enver Hoxhës…

Nuk bëhem pishman që të kam kallëzuar për dosjen e ‘Partizani’ dhe pse më duhet të përballoj këtë baltë që më hedh ti përditë. Jam shumë krenar për familjen time, për zonën nga vij dhe shkoj çdo fundjavë, jo si ti që shkon me autoblindë në Tropojë. Kemi dhe një çështje me ty që nuk do flasim dhe ia kemi lënë drejtësisë, zbardhjen e vrasjes shtetërore të 21 Janarit. Jam krenar që nuk kam asnjë akuzë mbi supe siç ke ti që vodhe fushat e Partizanit për t’u pasuruar./Dosja.al

sali berisha taulant balla kuvend

Sondazh

Poll