Aktualitet

9 Shkurt 2020, 06:47 Nga DOSJA

TIRANË– Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në disa qytete të vendit si: Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Shkodër dhe në Fier, ku edhe po zhvillohen operacione lidhur me qarkullimin e makinave luksoze dhe personave me precedentë penalë.

Për rreth 4 ditë në aksion, Policia ka bërë me dije se ka verifikuar mbi 140 automjete luksoze, 37 prej të cilave janë sekuestruar dhe se në Komiasariate janë shoqëruar mbi 170 persona. Mjetet janë bllokuar nga Policia pasi pronarët e tyre nuk e justifikojnë me pasurinë e deklaruar, pse kanë probleme me dokumentacionin duke rezultuar shpesh herë edhe të vjedhura me shasi të modifikuar.

Një pjesë e automjeteve luksoze të bllokuara gjenden në komisariatet e Tiranës, ndërsa mësohet se shumica e tyre i përkasin viteve 2015-2020, të cilat janë blerë me një çmim të kripur.  Ndërkohë 170 persona janë shoqëruar në komisariate gjatë 72 orëve të fundit në vend, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit.

Si zgjidhet makina për kontroll?

Në hyrje të qyteteve janë vendosur postblloqe policie dhe në momentin që pikaset një makinë luksoze, ajo futet në skaner bashkë me pronarin e saj. Nëse ai e justifikon blerjen është i lirë të largohet. Ndërsa kur rezulton e kundërta se pronari i makinës është një person me të kaluar të dyshimtë kriminale, menjëherë vendoset në dijeni struktura e OFL-së, ku dërgohet dosja për të vijuar me procedurën e dërgimit të formularit për justifikimin e pasurisë ose ndiqet rruga tjetër; ajo e sekuestrimit në kushtet e emergjencës.

Mes personave që janë shoqëruar në Gjirokastër, dy dyshohet se janë të njohur për drejtësinë, por identiteti i tyre ende nuk është bërë i ditur. Ndërkohë një tjetër qytet në “lupë” është edhe Shkodra, drejtuesit e Policisë kanë marrë urdhër direkt nga kryepolici Ardi Veliu. 

Deri më tani mbi 600 automjete janë bllokuar gjatë ditëve të fundit në kuadër të aksioneve të zhvilluar në rrethe dhe në kryeqytet ku makinat janë ndaluar për kontroll dhe janë konfiskuar pas mungesës së dokumentacioneve përkatëse. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Dosja.al se familjarët dhe pronarët e makinave të bllokuara janë drejtuar në komisariatet përkatëse për të kërkuar llogari për makinat e tyre.

Operacionet po kryhen në kuadër të paketës “Anti-KÇK”, e cila ka zbritur në terren strukturat e OFL-së. Nëse makinat e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të personave me të shkuar kriminale, apo nuk justifikohen nga personi që i ka në pronësi, gjothçka kalon në duart e OFL–së. Theksojmë se gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 makina të blinduara që kanë rezultuar në emër të disa personave problematikë, si Durim Bamit dhe Land Muharremit (Rumi)  Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kck ne shkoder anti-kçk-ja zbret në terren makinat luksoze anti-kck ne shkoder anti-kçk-ja zbret në terren makinat luksoze

Sondazh

Poll