Aktualitet

Mbi 600 automjete të bllokuara, pronarët dhe familjarët e makinave dynden në komisariate, kërkojnë sqarime nga efektivët

8 Shkurt 2020, 21:29 Nga DOSJA
Mbi 600 automjete të bllokuara, pronarët dhe familjarët e

TIRANË– Mbi 600 automjete janë bllokuar gjatë ditëve të fundit në kuadër të aksioneve të zhvilluar në rrethe dhe në kryeqytet, ku makinat janë ndaluar për kontroll dhe janë konfiskuar pas mungesës së dokumentacioneve përkatëse. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Dosja.al se familjarët dhe pronarët e makinave të bllokuara janë drejtuar në komisariatet përkatëse për të kërkuar llogari për makinat e tyre.

Nga ana tjetër, policia ka vijuar me aksionin e saj dhe mbrëmjen e sotme forcat janë shtuar edhe në kryeqytet. Ata kërkojnë që qytetarët të plotësojnë një formular në lidhje me mënyrën se si është blerë makina në të cilën udhëtojnë dhe se cila është orgjina e parave të përdorura për automjetin. Dosja.al raportoi ditën e sotme aksionin e policisë që është shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë ku po kryhen kontrolle të mjeteve të luksit si Gjirokastra, Fieri, e Berati ku në të tre qytetet ka një numër të madh efektivësh. 

Operacionet po kryhen në kuadër të paketës “Anti-KÇK”, e cila ka zbritur në terren me strukturat e OFL-së. Nëse makinat e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të personave me të shkuar kriminale, apo nuk justifikohen nga personi që i ka në pronësi, gjithçka kalon në duart e OFLsë. Theksojmë se gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 makina të blinduara që rezultojnë në emër të disa personave problematikë, si Durim Bamit dhe Land Muharremit (Rumi)  Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen 600 mjete kontrolle ne tirane tirane bllokohen 600 mjete kontrolle ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shkurt 2020, 13:55

DURRËS- Një pikë e dhënies së kredive në Durrës, e filialit të Kredo.al ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Dosja.al mëson se një person i masku...