Sport

Historia e patreguar, Tevez rrëfen pse nuk pranoi të zbriste në fushë për Mancinin

7 Shkurt 2020, 20:31 Nga DOSJA
Historia e patreguar, Tevez rrëfen pse nuk pranoi të zbriste në

Para 9 vitesh, Manchester City po luante kundër Bayern Munich në Champions. Trajneri Mancini i tha Tevezit të futej në fushë, por argjentinasi nuk pranoi. Arsyet reale i ka shpjeguar në një intervistë të fundit.

“Më vjen keq për atë gjë që ndodhi, por kisha të drejtë, Fakti ishte se luanim në Mynih dhe Mancini kishte zgjedhur Agueron. Po humbnim 2-0 dhe Mancini më tha të filloja nxehjen. Mendova se do të luaja shumë shpejt, por nuk ndodhi kështu”, – ka deklaruar argjentinasi.

“Vrapova për 35 minuta dhe më pas vrapova për 15 minuta të tjera në pjesën e dytë. Shkurt, vrapova për më shumë se një orë. Ai më tha të dilja përsëri në nxehje. Unë i thashë ‘jo’, se ishte i çmendur”, – ka shtuar Tevez.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city mancini tevez city mancini tevez

Sondazh

Poll