Sport

Superliga plot tension, Bylisi rikthehet në fushë dhe i merr 1 pikë Skënderbeut

8 Shkurt 2020, 15:14 Nga DOSJA
Superliga plot tension, Bylisi rikthehet në fushë dhe i merr 1

Ndeshja Skënderbeu-Bylis sot i pati të gjitha: ankth, tension, tërheqje nga fusha dhe në fund paqe. Korçarët ishin në avantazh 1-0 deri në minutat e fundit, por ballshiotët ia dolën të merrnin një pikë duke barazuar 1-1.

Vendësit kanë pretendimet e tyre për një penallti në pjesën e parë, e cila nuk solli gola. 45 minutat e dyta ishin më efektive për të dyja skuadrat. Goli i Skënderbeut erdhi përmes një penalltie të fituar nga Bregu.  Dita e dërgoi në rrjetë, por lojtarët e Bylisit protestuan për pak minuta dhe u tërhoqën nga fusha.

Ata më pas e rinisën takimin dhe madje barazuan me sulmuesin Emiliano Mozzone. Uruguaiani u rrotullua mjaft bukur në zonë dhe ndihmoi ekipin e tij për të marrë 1 pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis skenderbeu superliga bylis skenderbeu superliga

Sondazh

Poll