Sport

Kukësi përmbys Laçin 3-1, Tiranës i duhet shumë punë për të kaluar verilindorët

8 Shkurt 2020, 15:17 Nga DOSJA
Kukësi përmbys Laçin 3-1, Tiranës i duhet shumë

Kukësit sot iu desh pak punë për të mposhtur skuadrën e Laçit. Verilindorët triumfuan me shifrat 3-1 dhe e bënë këtë me përmbysje, duke marrë sërish vendin e parë.

Kuksianët e kishin lojën në kontroll në fillim, por kurbinasit u treguan më konkretë me lojën e tyre. Xhika e shpëtoi Kukësin në një fragment, kur Nwabueze doli i vetëm përballë tij. Nigeriani gjithsesi ia doli të shënonte golin e avantazhit.

Skuadra e Duros arriti të përgjigjej shpejt me Abazajn dhe pjesa e parë u mbyll 1-1. Laçi në të dytën pati prapë raste shënimi, por nuk i konkretizoi si në pjesën e parë. Kukësi, po, sepse gjeti dy gola, fillimisht me Shkurtajn dhe më pas me Ethemin.

Tirana e mori mesazhin: duhet mundur Kukësi, nëse do titullin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukes laçi tirana kukes laçi tirana

Sondazh

Poll