Sport

Ancelotti bie dakord me Guardiolën: Nuk kemi shans për Leo Messin

7 Shkurt 2020, 20:49 Nga DOSJA
Ancelotti bie dakord me Guardiolën: Nuk kemi shans për Leo Messin

Carlo Ancelotti ka të njëjtin mendim me Pep Guardiolën mbi temën “Messi në Premier League”. Trajneri i Evertonit sot ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Crystal Palace.

Italiani i njohur e vlerëson shumë argjentinasin, por sipas tij nuk ka shans që “Pleshti” të transferohet te Manchester City, sikurse raportohet në media.

“Do të ishte fantastike të shihnim Leon në Premier League, por nuk mendoj se është i mundur një transferim i tillë. Mendoj se ai është një legjendë e futbollit dhe jam i sigurt që do të mbyllë karrierën te Barcelona“, është shprehur Don Carlo.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ancelotti guardiola messi ancelotti guardiola messi

Sondazh

Poll