Sport

Lojtarët nuk durojnë më! Bylisi tërhiqet nga loja në ndeshjen me Skënderbeun

8 Shkurt 2020, 14:51 Nga DOSJA
Lojtarët nuk durojnë më! Bylisi tërhiqet nga loja në

Skënderbeu dhe Bylisi sot po luajnë në Korçë, aty ku vendasit po fitojnë me rezultatin e ngushtë 1-0. Ballshiotët i kanë befasuar të gjithë, pasi kanë marrë urdhër të tërhiqen nga loja.

Korçarët e arritën avantazhin me penallti, ndërkohë që edhe në pjesën e parë mund të kishin marrë një tjetër në favor të tyre. Kjo shkaktoi disa minuta protestë nga Bylisi, por më pas u rikthye në lojë.

Ka disa javë që skuadra ballshiote ka probleme me gjyqtarët. Një episod mjaft i diskutueshëm iu ndodhi edhe kundër Vllaznisë dhe duket se kësaj here nuk e mbajtën dot inatin brenda tyre.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis korce skenderbeu bylis korce skenderbeu

Sondazh

Poll