Sport

Leo Messi ka marrë një vendim, Sky Sports analizon situatën e tij te Barcelona

7 Shkurt 2020, 21:49 Nga DOSJA
Leo Messi ka marrë një vendim, Sky Sports analizon situatën e tij

Leo Messi nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Edhe pse aktualisht ka probleme me njërin prej drejtuesve të klubit, Eric Abidal, sulmuesi argjentinas sipas “Sky Sports UK” do të vijojë karrierën në “Camp Nou”.

Kontrata aktuale e “Pleshtit” me katalanasit përfundon pas një sezoni e gjysmë dhe ai do ta rinovojë atë. Pritet që Messi të rinovojë vetëm me një sezon tjetër, duke e konceptuar rinovimin e kontratave vetëm sezon pas sezoni, duke parë ecurinë dhe projektin e klubit.

Në këtë mënyrë, Messi as nuk bën premtime, as nuk paralajmëron largimin e tij. Një ditë kur ai të thotë “stop” është e pashmangshme, por në Barcelonë duan ta shtyjnë sa më shumë. Askush nuk e imagjinon Barcelonën pa të në fushë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona kontrata messi barcelona kontrata messi

Sondazh

Poll