Sport

Tirana fiton ndeshjen e shtatë radhazi, në Shkodër e sheh veten në krye

7 Shkurt 2020, 19:02 Nga DOSJA
Tirana fiton ndeshjen e shtatë radhazi, në Shkodër e sheh veten

Shtatë fitore radhazi dhe e para në tabelën e renditjes së Kategorisë Superiore. Tirana duket më mirë se kurrë, sidomos pas fitores së sotme 1-0 ndaj Vllaznisë në Shkodër.

Kjo fitore i ngjit kryeqytetasit në vendin e parë provizorisht, në pritje të ndeshjes së nesërme Kukësi-Laçi. Për këtë ndeshje mjaftoi një gafë e portierit Alen Sherri, i cili iu dha fitoren miqve.

Në pjesën e parë kryeqytetasit ishin më kërkues, ndërsa në 45 minutat Vllaznia u tregua më konkrete me aksionet e Junior dhe Zogaj.

Një goditje nga Cobbinah befasoi gardianin Sherri, i cili qe i pafat sepse as mbrojtja shkodrane nuk ishte vendosur mirë. Sfida e radhës e Tiranës është ndaj Skënderbeut në “Air Albania Stadium”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport celhaka tirana vllaznia celhaka tirana vllaznia

Sondazh

Poll