Politike

Nën masa të rrepta sigurie, Erion Veliaj lë qelinë dhe niset drejt Tiranës

Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga Veliaj lidhur me vendimin për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

31 Tetor 2025, 08:53 Nga M.L
Nën masa të rrepta sigurie, Erion Veliaj lë qelinë dhe niset
Momenti kur Veliaj lë paraburgimin

DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku do të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga Veliaj lidhur me vendimin për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj ka shprehur 'dëshirën' për të marrë pjesë vetë në seancë, ndërsa më 20 tetor gjykata ka vënë në dijeni edhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për zhvillimin e saj. Për këtë arsye, Gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un./ Dosja.al

erion veliaj le qeline gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll