30 Tetor 2025, 20:08
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se Irena Gjoka është një gjykatëse, e cila është dënuar me burg, ka shkelur çdo kusht ligjor dhe që nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gjykatëse.
Kreu i PD-së tha se Gjoka ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut dhe çdo ligj tjetër. Në fund, ai i kërkoi Avokatit të Popullit të ngrejë fuqishëm zërin, pasi sipas tij Irena Gjoka është "turpi" i njeriut dhe i drejtësisë.
"Keni një gjykatëse famoze, zonja Avokate e Popullit, një gjykatëse që nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gjykatëse. Një gjykatëse që ka mashtruar, që është dënuar me burg, që është përzënë dhe shkel çdo kusht ligjor për të qenë gjykatëse. Ajo është gjykatësja e Ilir Metës dhe ajo mbahet për dosjet e Ilir Metës dhe dosjet e tjera politike. Unë e kuptoj se të marrurit peng, Duman e kompani nuk shqiten dot prej saj, se janë imazhi i saj, por Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin se Irena Gjoka është turpi i njeriut, turpi i drejtësisë.
Sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut dhe çdo ligj tjetër. Ja pra me se mbahet drejësia, reforma e re. Ku iku ky i ‘Luis Vuiton’, iku se edhe atij ja fshehin, ka paguar. O Ulusi edhe po ta kanë shitur Dumani, ty atë, unë e kam në dosje regjistrimin tënd. Nuk ke shpresë që të dalësh.
Pra unë e kuptoj që në këtë det abuziviteti, në këtë det vetëgjyqësish, mungese ligji dhe respektimi të tij, një njeri e ka të vështirë të bëjë ndryshimin, por njeriu duhet të bëjë çdo betejë në emër të këtyre interesave dhe ju zonja Avokate jeni një zë që deri ditën e fundit të atij misioni, duhet të dëgjoheni në arenën ndërkombëtare për të demaskuar këtë pseudoreformë korruptive, batërdi e cila përdoret sot nga Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij. Ja ku e ke Belindën sot, ku është Lubia, me thuaj pak ..."tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd kuvend
Politike
30 Tetor 2025, 20:07
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit u shpreh se zyrtarët dërgojnë emisarët e ty...
Politike
30 Tetor 2025, 19:57
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk mund të flitet për drejtësi, kur zbard...
Politike
30 Tetor 2025, 19:54
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur foton e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal ...
Politike
30 Tetor 2025, 19:40
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se shqiptarët presin 16 vite për një proces g...
Politike
30 Tetor 2025, 19:24
E. D
Anisa Ibraj
TIRANË- Koordinatorja e Partisë së Lirisë, njëherazi edhe këshilltare në këshillin bashkiak në Dur...
Politike
30 Tetor 2025, 19:18
E. D
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj ka zhvilluar sot një takim me ...
Politike
30 Tetor 2025, 18:04
E. D
Erinda Ballanca
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar se janë gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e ar...
Politike
30 Tetor 2025, 17:58
E. D
Erinda Ballanca
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar se Shqipëria ka mundësinë që të tregoj&e...
Politike
30 Tetor 2025, 17:55
E.d
Erinda Ballanca
TIRANË- Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar sot se vetëm 23% e rekomandimeve të avokatit të po...
Politike
30 Tetor 2025, 17:40
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se lajmi për njohjen e pavarësisë ...