Politike

Protesta e minatorëve të Spaçit para Kuvendit! Braçe "shkëputet" nga Partia Socialiste, i bashkohet protestuesve: Ministria e Punës duhet të bëjë atë që i ngarkon ligji

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Braçe kërkoi që Ministria e Punës të ndërhyjë me forcën e ligjit ndaj kompanive që, sipas tij, refuzojnë të njohin të drejtat sindikale të punëtorëve.

30 Tetor 2025, 10:50 Nga M.L

 

Protesta e minatorëve të Spaçit para Kuvendit! Braçe
Erion Braçe

 

TIRANA- Deputeti socialist Erion Braçe ishte i vetmi përfaqësues politik që iu bashkua sot minatorëve të Spaçit në protestën e tyre përpara Kuvendit. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, Braçe kërkoi që Ministria e Punës të ndërhyjë me forcën e ligjit ndaj kompanive që, sipas tij, refuzojnë të njohin të drejtat sindikale të punëtorëve.

“Ministria e Punës duhet të bëjë atë që i ngarkon ligji: jo të zbusë situatën, por të garantojë zbatimin e Kushtetutës nga kontraktori i shtetit shqiptar për shfrytëzimin e vendburimit. Pra, duhet të detyrojë kompaninë të njohë sindikatën tuaj dhe përmes saj t’i përfaqësoheni për të gjitha të drejtat tuaja. Kjo është themelore,” tha Braçe.

Sondazh

Poll