Politike

“Ku e ke çantën lujvuton”/ Berisha- Manjës: Në kërkim do përfundosh Ulëzi. Socialisti: Sali të ka kap sindroma e stocholmit, nuk rri dot pa mu

Akuzat e Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkaktoi të qeshura në Kuvend. 

30 Tetor 2025, 20:18 Nga E. D
“Ku e ke çantën lujvuton”/ Berisha- Manjës:
pamje nga kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra dhe batuta. Akuzat e Kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkaktoi të qeshura në Kuvend. Pas akuzave të Kryedemokatit, Manja hoqi xhaketën që kishte veshur, ndërsa tha se copa që kishte veshur kreu i PD, kushtonte 2 mijë euro. 

Pjesë nga diskutimet në Kuvend: 

Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato

Manja heq xhaketën

Berisha: I ke hequr ato

Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja

Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim

Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.

Peleshi: nuk e detyroj dot transparencën./Dosja.al

sali berisha ulsi manja 

Sondazh

Poll