Politike

"Emri i Edi Ramës lakohet 13 herë në 13 pika"/ Berisha: Ne e kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës në Uashington

Lideri o opozitës theksoi gjithashtu se në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza dhe mundet edhe vetë McGonigali. 

30 Tetor 2025, 20:49 Nga E. D

"Emri i Edi Ramës lakohet 13 herë në 13 pika"/ Berisha:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për shkak të provave të shumta që, sipas tij lidhin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Lideri o opozitës theksoi gjithashtu se në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza dhe mundet edhe vetë McGonigali. 

"Duartrokitjet tuaja janë një histeri kolektive, asgjë më shumë. Por unë do t’u them shqiptarëve se ne kërkojmë këtë komision sepse në dosjen e gjykatës në Uashington, emri i Edi Ramës citohet, lakohet 13 herë në 13 pika.
Se në dosjen e gjykatës në Uashingotn, emri i Edi Ramës lakohet si personi që korruptoi McGonigalin dhe se gjykatësi i Uashingtonit thotë, njeriu i ngarkuar për të mbrojtur kombin nga korrupsioni, u korruptua vetë nga fuqia e huaj. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se ky njeri u mor me hetime mafioze, mori Tom Doshin dhe Durim Bamin në Vjenë me avion të posaçëm, shoqëruar nga ministër.

Në dosjen e gjykatës në Uashington thuhet se ndërhyri për licencën e naftës për t’ia dhënë një kompania ku kishte interesa Agron Neza, dhe mundet edhe vetë McGonigali. Në dosjen e gjykatës së Uashingtonit thuhet se agjenti i sigurimit sekret, ish-këshilltari i Edi Ramës, nga zyra e tij mori 225 mijë dollarë dhe ia dha atij. Në dosjen e gjykatës thuhet se në vitin 2020, gjykatësi i Uashingtonit urdhëroi regjistrimin e të gjithë korrespondencës së Edi Ramës dhe ministrave të tij për efektin e korruptimit të McGonigal.

Në dosjen e gjykatës thuhet se McGonigal u morën me çështje të reformës, se e bënë qytetar nderi këtu dhe aty, me radhë e me radhë. Pra, dhe këto qenkan veprime të pafajshme. Po ti po të flasësh me mendtë e tua, nuk e thua kurrë këtë. Por ti nuk flet kurrë me mendtë e tua. Janë të gjitha këto fakte. Dhe se kompania që iu hoq licenca, arriti të gjobisë Shqipërinë 40 milionë euro. Dhe se kompania që mori licencën, ishte e lidhur me Oleg Deripaskën," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll