Politike

Afera McGonigal/ Berisha: Ju po shkelni Kushtetutën duke bllokuar çdo hetim që kërkohet për Ramën

Kryedemokrati tha gjithashtu se kryeministri korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA dhe e paraqet situatën si një skandal me rëndësi të madhe globale që merr një dimension makbethian.

30 Tetor 2025, 20:48 Nga E. D
Afera McGonigal/ Berisha: Ju po shkelni Kushtetutën duke bllokuar
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend akuzoi mazhorancën se po bllokon hetimet ndaj Edi Ramës dhe po vepron në shkelje të Kushtetutës. Kryedemokrati tha gjithashtu se kryeministri korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA dhe e paraqet situatën si një skandal me rëndësi të madhe globale që merr një dimension makbethian.

"Pra, nuk shpëtoni dot nga këto. Por ka një dimension ndërkombëtar tmerëssisht të rëndësishëm. Ish-njeriu që duhej të siguronte vendin e tij nga korrupsioni, vendi i tij udhëhiqte NATO-n, korruptohet nga vendi më i vogël më i parëndësishëm i NATO-s, nga Shqipëria. Nga kryeministri i saj. E kptoni se çfarë dimensioni makbethian merr kjo?Si mundet ju të pengoni komisionin hetimor parlamentar? Mendoni ju se kryeministri juaj do ta kapërcejë? Absolutisht kurrë.

Prandaj zoti kryetar do bësh një gabim të madh historik që të bllokosh... do shkelësh Kushtetutën për hir të një akti superskandaloz të Edi Ramës, i cili korruptoi kreun e kundërzbulimit të SHBA për hir të karrigeve të tij, për të luftuar opozitën në mënyrën më të pandershme. Ne nuk ndahemi, ju po shkelni Kushtetutën e vendit. Ju bllokoni çdo hetim që kërkohet për Edi Ramën. Por tani kur t’ia nxjerrë Lubia një nga një, çfarë do bëni ju? Ja nesër e rregulluat se i bëtë dy gjyqe në njëjtën ditë, që të vrasësh me zhurmë njëra-tjetrën, edhe Erioni, edhe Lubia. Mirë këtë e bëtë? Po ç’do bëni ditën tjetër?", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll