Politike

Kërkesa e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore u refuzua/ Opozita braktis sallën e Kuvendit

Kjo vjen pasi kërkesa e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, njëri për çështjen, “McGonigal” dhe tjetri për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca.

30 Tetor 2025, 22:14 Nga E. D
Kërkesa e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore u refuzua/
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e partisë Demokratike kanë braktisur sallën e Kuvendin. Kjo vjen pasi kërkesa e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, njëri për çështjen, “McGonigal” dhe tjetri për zgjedhjet e 11 majit nuk u pranua nga mazhoranca. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se kërkesa e demokratëve ishte e paplotë dhe e ftoi opozitën që të bëhet pjesë e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ballës iu përgjigj kreu i PD-së, Sali Berisha që tha se zgjedhjet e 11 majit, morën damkën si farsë elektorale në raportin e OSBE-ODIHR dhe se opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor. Gjithashtu, PD pritet të mbledhë të premten Grupin Parlamentar për të vendosur hapat që do të ndjekë pas këtij refuzimi nga Partia Socialiste./Dosja.al

kuvendi opozita mazhoranca

Sondazh

Poll