Politike

"Deri tani janë 7"/ Bogdani: Në 2024, 11 prokurorë kërkuan mbrojtje për veten dhe familjet e tyre

Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Bogdani tha se siguria dhe infrastruktura në Prokurori varen nga KLP, ku bashkë me KLGJ-në duhet të hartojnë strategji për sigurinë në gjykata dhe prokurori.

30 Tetor 2025, 13:43 Nga E.d
"Deri tani janë 7"/ Bogdani: Në 2024, 11 prokurorë
Mirela Bogdani

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani ka deklaruar sot se në vitin 2024, 11 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje për veten dhe familjet e tyre. Gjatë raportimit të saj në Kuvend, Bogdani tha se siguria dhe infrastruktura në Prokurori varen nga KLP, ku bashkë me KLGJ-në duhet të hartojnë strategji për sigurinë në gjykata dhe prokurori.

Nga Kuvendi, Kryetarja e KLP-së deklaroi se 11 prokurorëve u është miratuar kërkesa për të pasur mbrojtje të plotë edhe për familjet e tyre. Për vitin 2025, Bogadani tha se kanë kërkuar mbrojtje shtatë prokurorë.

“Pjesa e sigurisë apo infrastruktura në Prokurori, nga niveli i adresimit të masave varet nga KLP dhe me KLGJ duhet të hartojnë strategji për sigurinë në gjykata dhe prokurori. Mbledhja e përbashkët do të adresojë në mënyrë të dedikuar këtë çështje, do zhvillohet në dhjetor ndësa për infrastrukturën është Prokuroria e Përgjithshme institucioni që ka buxhetin dhe detyrimin për të menaxhuar infrastrukturën dhe të tjera.

Në takimin e përbashkt me KLGJ do të jetë pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm për të adresuar në mënyrë të plotë këtë çështje. Në 2024, kanë 11 prokurorë që kanë bërë kërkesa dhe u është miratuar kërkesa për të pasur mbrojtje të plotë dhe për familjet e tyre. Për 2025, janë 7 të tillë“, tha Bogdani./Dosja.al

kuvend klp klgj

Sondazh

Poll