Politike

"Rend dite me 25 pika të mos vendosni më", Jozefina Topalli "leksion" Peleshit në Kuvend: I bie të rrijmë 26 orë! Nuk shkon, nuk është racionale...

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare në Kuvend, Topalli tha se rendi i ditës është shumë i ngjeshur dhe se një rend dite me 25 pika nuk duhet të vendoset më.

30 Tetor 2025, 13:01 Nga E.d
"Rend dite me 25 pika të mos vendosni më", Jozefina Topalli
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i ka bërë Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi disa sygjerime për rendin e ditës. Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare në Kuvend, Topalli tha se rendi i ditës është shumë i ngjeshur dhe se një rend dite me 25 pika nuk duhet të vendoset më.

Topalli tha se sipas këtij rendi, deputetët i bie të qëndrojnë 26 orë në ambientet e Kuvendit. Sipas saj kjo është një situatë e pamundur dhe irracionale. Në fund, deputjetja e opozitës i sygjeroi Kryetarit të Kuvendit të shtynte seancën dhe ta vendoste për një ditë tjetër.

"Të mendosh që brenda kësaj dite dhe tani ka kaluar 12:00, të diskutosh, të vësh pyetje, të shqyrtosh dy institucione të drejtësisë, katër institucione të tjera që ishin më përpara, katër projektligje, dy komisione hetimore dhe pika për çështje të rendit të ditës dhe t'i shtojmë kësaj raportimin e Bankës për Shqipërinë, diskutime, pyetje për Bankën e Shqipërisë, edhe projektligje të tjera, që të gjithë e kuptojmë që kjo nuk mund të ndodhë.

Domethënë, përpiquni, përpiquni me sa të keni të mundur që një rend dite me 25 pikë të mos vendosni më. Është e pamundur, është irracionale. Sigurisht që s'kemi për ta mbyllur, por ajo që të bën të dyshosh është, në qoftë se ju i konsideroni kaq të parëndësishme këto organe të ngritura me ligj dhe me kushtetutë, këtë pastaj, të gjithë do e paguajnë si shtet, do e paguajnë si qytetarë, do e paguajnë si opinion publik.

Unë mendoj se ju duhet të mblidheni dhe të bëni një reduktim ose ta ndani, ta ndani për nesër, për pasnesër, apo ta lëni për të hënën. Nuk është racionale kjo që po bëjmë. Në qoftë se një orë është secili, i bie që të kemi 26 orë përpara, 12:00 deri nesër në ora 1:00 ne mos ndalemi. Nuk shkon, nuk është racionale", tha Jozefina Topalli./Dosja.al

jozefina topalli kuvend opozita

Sondazh

Poll