Politike

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

Në këtë mbledhje, pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje partneriteti mes dy vendeve.

30 Tetor 2025, 13:17 Nga I.A
Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

ITALI- Italia dhe Shqipëria do të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes dy vendeve. Mësohet se mbledhja do të mbahet në muajin nëntor në Romë. Takimi do të mbahet më datë 13 nëntor.

Në këtë mbledhje, pritet që të nënshkruhen disa marrëveshje partneriteti mes dy vendeve. Ndërkohë, një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.

Kjo është hera e parë që dy vendet bëjnë një mbledhje të përbashkët. Por po ashtu është hera e parë që Italia nënshkruan marrëveshje me një vend jashtë unionit evropian./Dosja.al

shqipëria dhe italia mbledhje të përbashkët

Sondazh

Poll