Politike

Raportimi i kryetares së KLP bie në "vesh të shurdhët" në Parlament, shqetësohet Bogdani! Peleshi: Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës..

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare të ditës së sotme, deputetët nuk janë treguar të vëmendshëm dhe nuk kanë mbajtur qetësi gjatë raportimit të saj.

30 Tetor 2025, 13:05 Nga E.d
Raportimi i kryetares së KLP bie në "vesh të
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka filluar raportimin e saj në Kuvend. Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare të ditës së sotme, deputetët nuk janë treguar të vëmendshëm dhe nuk kanë mbajtur qetësi gjatë raportimit të saj.

Pas kësaj situate, Mirela Bogdani i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi të monitoronte situatën e krijuar në Parlament. Peleshi iu kërkoi deputetëve të mbanin qetësi, në mënyrë që të dëgjohej raporti.

“Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve./Dosja.al

mirela bogdani klp niko peleshi

Sondazh

Poll