Politike

Çështja McGonigal dhe zgjedhjet e 11 Majit/ Balliu: Po anashkaloni komisionet e kërkuara nga opozita

Sipas deputetit, komisionet për çështjen "McGonigal" dhe atë të zgjedhjeve po anashkalohen qëllimisht përmes një rendi dite të papërshtatshëm.

30 Tetor 2025, 12:25 Nga I.A
Çështja McGonigal dhe zgjedhjet e 11 Majit/ Balliu: Po anashkaloni
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i opozitës Klevis Balliu ka dekaruar se maxhoranca po anashkalon komisionet e kërkuara nga Opozita. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pikëpyetje integritetin e proceseve parlamentare, duke u fokusuar në dy pika kyçe: zvarritjen e komisioneve të rëndësishme hetimore dhe një votim të cilin e quajti të manipuluar.

Sipas deputetit, komisionet për çështjen "McGonigal" dhe atë të zgjedhjeve po anashkalohen qëllimisht përmes një rendi dite të papërshtatshëm.

"Faleminderit kryetar. Duke ju referuar dhe rendit të ditës, keni çuar dy komisionet hetimore të cilat janë tejet të rëndësishme, edhe sipas atij rendit dite që keni caktuar, i bie që ato komisione hetimore duhet të zhvillohen në dy apo tre të gjeset si herën e fundit dhe siç e pamë, nuk kishte kuptim vazhdimi i seancës dhe herën e fundit. Do të ishte mirë që ta rishikonit, meqënëse kanë një rëndësi të veçantë, qoftë raporti, qoftë komisioni për McGonigal, qoftë ajo për zgjedhjet, të afroheshin ato dhe të ndryshoheshe rendi i ditës.

Së dyti, duke ju referuar edhe fjalimit tuaj zoti kryetar, bëmë një, bëmë një, bëmë një votim pa shpjeguar asgjë, pa i dhënë mundësinë as për replikë, pavarësisht se kishit gjithë fjalimin se sa konstruktiv duhet të jemi, dhe nuk jepet fjala as për replikë dhe nuk njoftohet as se për çfarë po votohet, as se si po votohet.

Vetëm dhe vetëm për të bërë disa media të pushtetit një lajm, jo e votuam, jo s'e votuam. Në qoftë se do i përmbahemi qoftë edhe vetë fjalimit tuaj, do të ishte korrekte që ai proces votimi të bëhet siç duhet. Dhe jo duke folur një zonjë aty nëpër dhëmb pa marrë vesh askush se çfarë u tha apo se për çfarë po votojmë. Faleminderit", tha Balliu./Dosja.al

klevis balliu seance plenare 30 tetor 2025

Sondazh

Poll