Politike

"Opozita 8 vite në pushtet nuk e miratoi statusin e minatorit", Jorida Tabaku 'shpërthen' ndaj deputetit Muçi: Për Redat e Qorrat që s’duan të shohin, mos bëj opozitën e opozitës...

Bëhet fjalë për deklaratën e Muçit, ku kritikoi Tabakun që zgjodhi të përmendë në fjalën e saj protestën e minatorëve jashtë Kuvendit për çështjen e statusit të tyre, ndërsa sipas tij, ajo duhet të kishte folur edhe për pensionistët.

30 Tetor 2025, 12:34 Nga M.L
"Opozita 8 vite në pushtet nuk e miratoi statusin e minatorit",
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është përplasur në seancën e sotme plenare me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pas komenteve të këtij të fundit mbi deklaratat e saj në Kuvend. Bëhet fjalë për deklaratën e Muçit, ku kritikoi Tabakun që zgjodhi të përmendë në fjalën e saj protestën e minatorëve jashtë Kuvendit për çështjen e statusit të tyre, ndërsa sipas tij, ajo duhet të kishte folur edhe për pensionistët.

Reagimi i Tabakut ishte i ashpër, teksa ajo iu drejtua deputetit "për Redin, Redat dhe qorrat që nuk shohin”, duke i kërkuar që të mos bëjë opozitën e opozitës, por të fokusohet në mbajtjen e përgjegjës qeverisë.

Jorida Tabaku: Për Redi Reda dhe qorra që nuk shohin, PD ka propozuar statusin e minatorit këtu e 3 vite të shkuara, e kam firmosur unë. Kemi diskutuar në këtë sallë Parlamenti. Dhe një sugjerim m.q.s je deputet i ri, të bësh opozitën e opozitës nuk të shkon. Sot duhet të kishe dalë, t’i kishe kërkuar llogari qeverisë pse propozimet e PD për pensionin minimal, rritjen e pensionit, statusin e minatorit, nuk po zbatohen.

Nëse sot ka grup më të penalizuar se pensionistët e minatorët që duhet të ishin me mbështetje më të lartë, duke qenë se këtu kemi një parti që e mban veten për të majtë, sot Parlamenti duhet të kishte folur për këto. Redi Muçi të bëjë kauzat e veta, të bëjë propozimet e veta, të mos merret me PD. I kemi këto çështje të shenjta. Është turp të merret me opozitën, kur duhet ti kërkojë llogari qeverisë. Përdore Parlamentin për njerëzit, mos e përdor për të sulmuar ata që flasin për njerëzit.

Redi Muçi: Sa i përket propozimit të zonjës Tabaku për futjen në rendit të ditës të çështjes që ka të bëjë me minatorët e Spaçit, unë me habi pozitive konstatoj se në Kuvendin e 2025 PD po përmend fjalën minator dhe e mbështes propozimin e kësaj çështje.

Përderisa u fol edhe për statusin e minatorit, dua të kujtoj që kur ishte 8 vjet në pushtet nuk e miratoi statusin dhe shumë mirë që e miraton për propozim. Shpresoj që të njëjtën gjë të bëjë edhe pala e mazhorancës dhe jo ti përdorë minatorët jo për retorikë.

Më bën habi fakti që zonja Tabaku përmendi protestën e minatorëve, por vetëm pak metra larg protestës së minatorëve, zhvillohet protesta e  pensionistëve, që janë ende me pensione urie. Më habit fakti sesi deputetët e PD nuk e vunë re protestën e pensionistëve. Uroj që si PD dhe PS të bien bashkë në konsensus për ti shqyrtuar problematikat e këtyre dy grupeve sociale.

jorida tabaku redi muçi partia demokratike statusi i minatorit

Sondazh

Poll