Politike

E martë e zezë për Shqipërinë/ Reagon PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

Përmes një deklarate zyrtare PD u shpreh se tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri, e cila qeveris me Diellën dhe "Kryeministrin diell".

28 Tetor 2025, 20:01 Nga E.d

 

E martë e zezë për Shqipërinë/ Reagon PD: Në
Foto ilustruse

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjet e rënda, të cilat kanë ndodhura ditën e sotme në Berat, Durrës, Tiranë dhe Shkodër. Përmes një deklarate zyrtare PD u shpreh se tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri, e cila qeveris me Diellën dhe "Kryeministrin diell".

Pëmes kësaj deklarate, PD ka thënë se dënon me forcë çdo akt dhune dhe shpreh ngushëllimet ndaj familjeve të viktimave. Ajo u bëri thirrje qyetetarëve të veprojnë me baraspeshë dhe ftohtësi, për të shmangur çdo vetëgjyqësi. PD tha se policia dhe qeveria nuk kanë prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat.

Deklarata e Partisë Demokratike

Dita e sotmë është kthyer në një të ‘martë të zezë’ për Shqipërinë. Tri vrasje me thikë, në Durrës, Tiranë dhe Berat, dhe një i plagosur me tritol në qytetin e Shkodrës, flasin për gjendjen e terrorit ku është zhytur vendi dhe humbjen e kontrollit nga një qeveri që qeveris me Diellën dhe ‘Kryeministrin diell’. Partia Demokratike duke dënuar me forcë çdo akt dhune ngushëllon familjet e viktimave dhe bën thirrje që drejtësia të veprojë me baraspeshë dhe ftohtësi për të shmangur çdo vetëgjyqësi.

Në të njëjtën kohë ne ngrejmë alarmin për rolin e spektatorit në raport me rendin e sigurinë ku e ka lëshuar veten Policia e narkoshtetit, duke treguar jo vetëm paaftësi, por edhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve dhe rendit publik.
Dhuna nuk është zgjidhja, dhe aq më pak është zgjidhja një Polici dhe qeveri që nuk ka prioritet jetën dhe sigurinë e shqiptarëve, por ndarjen e drogës, territoreve dhe ndikimit elektoral me bandat. Në shtetin e Ramaduros, ka vetëm terror, frikë dhe vrasje./Dosja.al

pd vrasje reagim

Sondazh

Poll