Aktualitet

I akuzuar nga SPAK për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me dy vite burg Ervis Cvilon  

Cvilo ishte i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

28 Tetor 2025, 17:10 Nga E.d
I akuzuar nga SPAK për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar Ervis Cvilon me dy vite burg. Cvilo ishte i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, SPAK kishte ngritur ndaj Cvilos akuzat për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë seancës gjyqsore, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Flojera Davidhi dhe Bib Ndreca, vendosi që Ervis Cvilo të dënohet me dy vite burg./Dosja.al

spak gjkko ervis cvilo

Sondazh

Poll