Aktualitet

Zbardhet DINAMIKA e krimit në Durrës/ 25-vjeçari e qëlloi në kokë me dru babain e tij dhe më pas e goditi me thikë në zemër, sekuestrohet mjeti prerës 

Raportohet se 25-vjeçari, fillimisht ka qëlluar 69-vjeçarin me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër.

28 Tetor 2025, 16:17 Nga E.d
Zbardhet DINAMIKA e krimit në Durrës/ 25-vjeçari e
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Dinamika e krimit të rëndë, i cili ndodhi në fshatin Shkallnur të Durrësit është zbardhur. Një 25-vjeçar vrau babain e tij me thikë, ku si pasojë i ka shkaktuar humbjen e jetës.

Raportohet se 25-vjeçari, fillimisht ka qëlluar 69-vjeçarin me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër. Si pasojë e kësaj plagë të marrë 69-vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se 25-vjeçari, pasi kreu krimin e rëndë është arratisur nga vendi i ngjarjes. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia ka arrestuar 25-vjeçarin në lagjen nr. 13 në Durrës. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe iun sekuestrua në cilësin e provës materiale një thikë. 


Njoftimi i Policisë: 

Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

durrës thikë  25-vjeçari

Sondazh

Poll