Aktualitet

Vrasja brenda ambienteve të lokalit “City Lounge”/ Policia jep detaje: Viktima u godit nga kolegu i tij, humbi jetën në spital si pasojë e plagëve

Siç raportojnë edhe blutë, ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë.

28 Tetor 2025, 16:15 Nga E. D
Vrasja brenda ambienteve të lokalit “City Lounge”/ Policia jep
Foto ilustruse

KOMUNA E PARIST- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen te Komuna e Parisit në lokalin “City Lounge”. Siç raportojnë edhe blutë, ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ndërkohë, autori i vrasjes është arrestuar nga blutë. Gjithashtu bëhet me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. 

Njoftimi i Policisë 

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./Dosja.al

vrasja te komua e parisit

Sondazh

Poll