Aktualitet

Vrasja në kalanë e Beratit/ Autori me precedentë penalë në Greqi goditi për vdekje 42-vjeçarin, si nisi sherri për kalin (EMRAT)

Po ashtu bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

28 Tetor 2025, 16:52 Nga E. D
Vrasja në kalanë e Beratit/ Autori me precedentë penalë
fotot ilustruese

BERAT- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Bëhet me dije se rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, Kristo Mema, alias K. H, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, pas konfliktit ka goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e palgëve të marra ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Po ashtu bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Sakaq, autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. Ndërkohë policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

kristo mema keli hoxha

Sondazh

Poll