Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, Prokuroria Fier dërgon për gjykim babanë, lëshon urdhër mbrojtje për të miturin

Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

28 Tetor 2025, 16:10 Nga E.d
Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, Prokuroria Fier dërgon
Foto ilustruse

FIER - Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim babain, i cili dhunoi dhe keqtrajtoi djalin e tij të mitur. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Ky rast u bë i ditur, pasi bashkëshortja e të arrestuarit, denoncoi bashkëshortin e saj. Ajo pretendonte se ai kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi të dhe djalin e tyre.

Hetimet treguan se në datën 12.06.2023, i arrestuari ka marrë të miturin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mënyrën si e qëllonte me pëllëmbë. Prokuroria ka lëshuar urdhër mbrojtjeje, ndaj të miturit.

Njoftimi i Prokurorisë

Ushtroi dhunë dhe keqtrajtoi djalin e mitur, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin B.Sh për dy vepra penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 124/b prg.1 dhe neni 130/a prg.4 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.839, të vitit 2025, nisën pasi në datën 12.06.2025, shtetasja E.M. bëri kallëzim ndaj shtetasit B.Sh për dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre, shtetasit të mitur N.Sh. Kjo shtetase denoncoi se gjatë kohës që kanë qënë të martuar, bashkëshorti i saj ka ushtruar gjithmonë dhunë psikologjike dhe fizike, por muajt e fundit kjo dhunë u shtua shumë, aq sa e detyroi të largohej nga banesa së bashku me fëmijën e mitur. Nga hetimet rezultoi se në datën 12.06.2023, bashkëshorti B.Sh. ka marrë djalin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten E.M., duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mënyrën si e qëllonte me pëllëmbë.

Në këto kushte u arrestua shtetasi B.Sh., dhe ndaj tij u caktua si masë sigurie. Gjithashtu, për këtë ngjarje, u lëshua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasin e mitur. Pas përfundimit të një hetimi të shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm, rezultoi e provuar se i pandehuri B.Sh ka konsumuar elementë të veprës penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 130/a/4 dhe 124/b/1 të K.Penal. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër familjes./Dosja.al

prokuroria fier urdhër mbrojtje djalin e mitur

Sondazh

Poll