Aktualitet

U godit me thikë nga picajoli/ Ndërron jetë kuzhinieri që u plagos në Tiranë

Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari punonte në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Siç raportohet, ai u godit me thikë nga picajoli, Filip Shehu, pas një sherri të momentit.

28 Tetor 2025, 16:06 Nga E. D
U godit me thikë nga picajoli/ Ndërron jetë kuzhinieri që u
foto ilustruese

KOMUNA E PARISIT- Ngjarja e rëndë e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e "Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike. Bëhet me dije se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.

Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari punonte në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Siç raportohet, ai u godit me thikë nga picajoli, Filip Shehu, pas një sherri të momentit. Gjithashtu autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit./Dosja.al

indrit salillari filip shehu

Sondazh

Poll