Aktualitet

Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit”/ Identifikohen autori dhe viktima (EMRAT)

Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, rreth 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Po ashtu bëhet me dije se autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

28 Tetor 2025, 16:14 Nga E. D
Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e
fotot ilustruese

KOMUNA E PARIST- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën, pasi u plagos me thikë nga kolegu i tij. Mësohet se viktima është Indrit Ismaillari, rreth 41 vjeç dhe punonte si kuzhinier në lokalin “City Lounge”.

Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, rreth 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Po ashtu bëhet me dije se autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

Fatkeqësisht, i plagosuri Indrit Ismaillari, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./Dosja.al

indrit ismaillari  filip shehu

Sondazh

Poll