Aktualitet

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe doli nga rruga, arrestohet 63-vjeçari në Fier

Ai u arrestua pasi po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.

26 Tetor 2025, 12:41 Nga E.d
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe doli nga rruga,
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar një 63-vjeçar në Fier. Ai u arrestua pasi po drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur. 63-vjeçari banues në Hoxharë, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hoxharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve./Dosja.al

aksident fier makina

Sondazh

Poll