Aktualitet

VIDEO/ Mot i keq në Vaun e Dejës, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati, disa banesa të përmbytura

Prefektura e Shkodrës tha se si rezultat i kësaj janë përmbytur disa banesa.

26 Tetor 2025, 12:04 Nga E.d
VIDEO/ Mot i keq në Vaun e Dejës, lumi Glinë rrezikon daljen nga
Foto ilustruse

SHKODËR- Vau i Dejës është përshirë nga rreshje të mëdha shiu më intensitet të lartë. Prefektura e Shkodrës tha se si rezultat i kësaj janë përmbytur disa banesa. Banesat e përmbytura ndodhen në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel.


Si pasojë e rrjeshve të shiut dhe motit të keq, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati. Dalja e tij nga shtrati do të rrezikojë përmbytjen e 1/3 të qytetit.

Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore. Ndërsa në njësinë administrative Gur i Zi po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika. Për këtë janë vënë në dispozicion mjete shtesë për ndërhyrje./Dosja.al

 

shkodra rreshje shiu bashki

Sondazh

Poll