Aktualitet

I shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim narkotikësh, arrestohet 44-vjeçari në Tepelenë

44-vjeçari ishte akuzuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.

26 Tetor 2025, 08:50 Nga E.d
I shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim
Foto ilustruse

TEPELENË- Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Tepelenë. 44-vjeçari ishte akuzuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike. Atij i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai është arrestuar nga forcat blu në Tepelenë, ndërkohë që pritet të ekstradohet drejt Kosovës.


Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”. Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi: N. Sh., 44 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./Dosja.al

tepelenë 44-vjeçar kosovë

Sondazh

Poll