Aktualitet

Nga lëndët narkotike deri tek dhuna në familje, arrestohen disa persona në Tiranë

Forcat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike.

26 Tetor 2025, 11:29 Nga E.d
Nga lëndët narkotike deri tek dhuna në familje, arrestohen disa
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale në kryeqytet. Forcat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike.

U arrestua një 42-vjeçar dhe një 60-vjeçar pasi kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Polica ka arrestuar gjithashtu edhe dy persona 26 dhe 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D.  R., 50 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën gjatë kontrollit, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokaine. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -ndaluan shtetasin A. T, 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 27 vjeç, për mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Dh. M., 40 vjeçe, për mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë; E. M dhe A. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. Gj, i cili mori mjekim në spital. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën;  referuan materialet në Prokurori dhe punojnë për shoqërimin e një 17-vjeçari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: I. D, pasi dyshohet se ka kanosur e goditur shtetasin J. M; E. T., 31 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi A. Sh., se gjatë punimeve në një pallat pranë banesës së tij, ku 31-vjeçari është inxhinier zbatues, dyshohet se i janë shkaktuar plasaritje në muret e banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin N. H, 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të djeg banesën. Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit: K. B., 33 vjeç, pasi se automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M. Si pasojë është dëmtuar 33-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën; S. M., 26 vjeç dhe E. N., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Më datë 25.10.2025, në banesën e tij, dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak ka ndërruar jetë shtetasi D. T., 32 vjeç. Më datë 25.10.2025, shtetasi A. M. kallëzoi se ka konstatuar të thyer xhamin e një bankomati. Nga verifikimet nuk rezulton të jetë vjedhur gjë. Punohet për përcaktimin e shkakut të dëmtimit të xhamit. Më datë 24.10.2025, shtetasja M. R. kallëzoi se në banesë i janë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

lëndët narkotike tiranë dhuna në familje

Sondazh

Poll