Aktualitet

Aksident në Kavajë, makina përplas këmbësoren, humb jetën 56-vjeçarja

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 56-vjeçare.

26 Tetor 2025, 10:56 Nga E.d
Aksident në Kavajë, makina përplas këmbësoren, humb
Foto ilustruse

KAVAJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Një 19-vjeçar, banues në Kavajë ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka aksidentuar një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 56-vjeçare. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarrje, ku dhe po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë. 

Njoftimi i policisë

Kavajë / Informacion paraprak Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al

kavaja aksident viktima

Sondazh

Poll