Aktualitet

Dhunoi krukshkun dhe e bëri për spital, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Policia bën me dije se ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

26 Tetor 2025, 11:42 Nga E.d
Dhunoi krukshkun dhe e bëri për spital, arrestohet 45-vjeçari
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 45-vjeçar. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte dhunuar krushkun e tij, për motive që ende nuk dihen. Policia bën me dije se ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Aktualish ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 45-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njofimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:.arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

krukshkun tiranë 45-vjeçari

Sondazh

Poll