Aktualitet

Rikthehet ora dimërore, akrepat u kthyen një orë pas

Ky fenomen i ndryshimit të orës ndodh dy herë në vit, ndërsa në të dielën e fundit të muajit mars akrepat shkojnë një orë para.

26 Tetor 2025, 08:24 Nga E.d
Rikthehet ora dimërore, akrepat u kthyen një orë pas
Foto ilustruse

TIRANË- Sot më datë 26 tetor në të gjithë vendet e Europës do të funksionojë ora dimërore. Në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës së 26 tetorit, akrepat e orës u kthyen një orë prapa.

Ky fenomen i ndryshimit të orës ndodh dy herë në vit, ndërsa në të dielën e fundit të muajit mars akrepat shkojnë një orë para. Kjo ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Heqja e saj është në shqyrtim prej vitesh, por pa u marrë deri më tani një vendim përfundimtar./Dosja.al

ora ndryshim 26 tetor

Sondazh

Poll