Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Jak Prengës, Gjykata lë në burg Ardian Doçin, i riu: S’kam lidhje, nuk jam shmangur

7 Shkurt 2020, 11:56 Nga DOSJA
U arrestua për vrasjen e Jak Prengës, Gjykata lë në burg

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masës e sigurisë “arrest me burg” për Ardian Doçin, i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Në seancën e sotme Doçi ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Nuk kam lidhje, si njoh, kurrë nuk kam qenë i dënuar. Nuk i jam shmangur në asnjë moment drejtësisë, kam qenë jashtë shtetit, erdha u vetëdorëzua dhe kërkoj hetimin në gjendje të lirë. Unë nuk kam lidhje me pengmarrjen, kam qenë jashtë vendit gjatë kësaj kohe”, është shprehur ai.

Anëtari i familjes Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jak Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli. Disa ditë më parë anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës

Rrëmbimi i Prengës ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore pasi u rrëmbye dhe u vra më datë 17 janar të këtij viti, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij. Fillimisht RENA zbarkoi në Shijak dhe u vu në ndjekje e në arrestim të grupit Hajri, pronarë të kompleksit “Golden”, kamerat e të cilit fokusuan trupin e Prengës teksa futej në resort dhe dilte i pajetë në duart e dy vëllezërve, Altin dhe Emiljano Hajri. Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë; Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç dhe Festim Bexhdilin, ky i fundit dyshohet se dogji rrobat e viktimës dhe është personi kycc që mund të zbardhi vendin ku u varros babai i pesë fëmijëve. Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.

Operacioni u zhvendos më pas në Shkodër dhe solli arrestimin e dy anëtarëve të fisit Doçi në fshatin Bardhaj.  RENEA ka qenë në ndjekje të Gentian Doçit i cili dyshohet se është i përfshirë dhe person kyç në këtë ngjarje. Operacioni për kapjen e të kërkuarve të tjerë vijon, ku përveç Altin Hajrit, personat e tjerë që janë shpallur në kërkim janë M. Bajri., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE, Dritan (Gramoz) Rexhepi, person me rrezikshmëri të lartë kriminale, po ashtu, Gentian Doçi i cili mësohet se kishte rolin e garantit për kokainën dhe K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar, si dhe disa persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende. Trupi i Jani (Dodë) Prengës u kërkua në lumin Erzen, kodrat mes fshatrave Pjezë e Hardhisht dhe në Ishëm, aty ku ka dyshime se u hodh nga rrëmbyesit pasi u vra, gjatë një përleshjeje për të shpëtuar jetën. Prokuroria gjithashtu ka nisur një letër porosi urgjente në Angli, ku kërkon ndalimin e Astrit Prengës, korrierit të drogës që mbajti peng 283 kilogramë kokainë të tri grupeve kriminale, aktive në Vlorë, Shijak dhe Shkodër. 11 urdhër-arreste janë firmosur nga Prokuroria bashkë me sekuestron preventive ndaj kompleksit Golden, aty ku u organizua dhe u realizua skenari horror.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian doçi rrembehet jak prenga ardian doçi rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll