Aktualitet

“Gramozi iku me fustan”/ Punonjësit e rafinerisë së Ballshit presin me protesta Ruçin, ‘përplasen’ dhe me Bashkim F

7 Shkurt 2020, 10:20 Nga DOSJA
“Gramozi iku me fustan”/ Punonjësit e rafinerisë së

FIER– Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë, përpara prefekturës së Fierit. Ata kanë pritur me protesta kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili ishte në takimin për zgjedhjen e kandidatëve për asamblenë kombëtare të qarkut të Fierit. Por, mësohet se ata kanë pasur  edhe një ‘përplasje’ me deputetin Bashkim Fino.

‘’Ne donim t’i shprehnim shqetësimin tonë, por ai na tha jam deputet i Lushnjes”, u shprehën banorët.

Qytetarja: Të paktën na respekto, mos na i kthe kurrizin

Bashkim Fino: Kujti i ktheva kurrizin?

Qytetarja: Të lutem, mënyra si mu ktheve…

Qytetari: Zoti Bashkim, të lutëm na mundëson dot një takim me zotin Gramoz….

Qytetari: Jemi pa bukë

Nuk mund të na dëgjonte dy fjalë? U kemi dhënë gjithmonë votën, por nuk na kanë ndihmuar asnjëherë. Ne kërkojmë të drejtat tona, kemi 5 muaj pa marrë pagën. Gjendja jonë ekonomike është shumë e keqe’’, thanë punonjësit. Protestuesit i kanë kërkuar Finos një takim me Gramoz Ruçin.

Ditën e djeshme punëtorët paralajmëruan përshkallëzim të protestës dhe nëse qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të tyre, ata do të futen ne grevë urie.

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar edhe më parë. Para Prefekturës ata kanë deklaruar se kanë 4 muaj pa rroga dhe nëse nuk u jepet një zgjidhje, do të marshojnë drejt Tiranës. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim fino gramoz ruci punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë bashkim fino gramoz ruci punëtorët e rafinerisë së ballshit në protestë

Sondazh

Poll