Aktualitet

‘Shumakeri’ nga Gjirokastra nuk u ndaloi patrullave dhe plagosi 4 persona, gjykata e Elbasanit lë në burg pa afat Aldo

7 Shkurt 2020, 11:06 Nga DOSJA
‘Shumakeri’ nga Gjirokastra nuk u ndaloi patrullave dhe plagosi 4

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg, Aldorin Shehun, pasi nuk u ndaloi disa patrullave të policisë nga Korça në Elbasan, duke plagosur 4 persona.

3 ditë më parë Shehu po lëvizte me mjetin e tij me targa greke, ndërsa nuk i ishte përgjigjur  shenjës së policisë për të ndaluar, pasi shkaktoi një aksident masiv në hyrje të Elbasanit, ku la të plagosur 4 persona.

Forcat shqiponja dhe Patrulla e Përgjithshme, në bashkëpunim me policinë e Qarkullimit Rrugor Elbasan, ngritën pika kontrolli të tjera, por Shehu vazhdonte të mos i bindej urdhrit të patrullave, duke goditur edhe një prej makinave të policisë.

Prokurori ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ pa afat, e cila është pranuar edhe nga gjykata. Mësohet se ndaj 28 vjeçarit janë ngritur akuza për ” Vrasje e mbetur në tentativë e punonjësit të policisë” ,”Mosbindje ndaj urdhërit të policisë”,”Shkelje e rregullave të qarkullimit dhe përfshirje në aksident me pasojë plagosjen e disa shtetasve.

Njoftim i policisë:

Arrest me burg për 27-vjeçarin që i bēri “zbor” policisë dhe që aksidentoi një efektiv të Repartit Shqipoja”—Prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës ,arrest me burg pa afat .Të njënjtën masë ka lënë në fuqi edhe gjykatësi Tomorr Kullolli.Ndaj 27 vjeçarit Aldorin Shehu janë ngritur disa akuza,vrasje e mbetur në tentativë e punonjësit të policisë ,mosbindje ndaj urdhërit të policisë,shkelje e rregullave të qarkullimit dhe përfshirje në aksident me pasojë plagosjen e disa shtetasve,

Kështu u konfirmua në mbyllje të seancës se vlerësimit të arrestit dhe caktimit të masës se sigurisë pēr shtetasin Aldorin Shehu i cili në datë 04.02.2020, rreth orës 09:00 të kësaj dite ndërsa qarkullonte me automjetin tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, i cili pasi nuk u kishte ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec duke u larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.Ky shtetas sapo ka parë policinë në hyrje të Librazhdit ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan.

Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, në Unazēn Jugore kishin ngritur një pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,por Shehu ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.
Si pasojë mberi plagosur një punonjës policie dhe 4 shtetas .

Drejtuesi i mjetit shtetasi Aldorin Shehu 27 vjec , banues në Gjirokastër u arrestua në flagrancë. Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldorin shehu gjykata e elbasanit aldorin shehu gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll