Aktualitet

Përplasja me armë zjarri në Shkodër/ Policia arreston autorin e katërt, informator i grupit të atentatorëve (EMRI)

7 Shkurt 2020, 09:25 Nga DOSJA
Përplasja me armë zjarri në Shkodër/ Policia arreston

Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar Liridon Lushën, për përplasjen me armë zjarri në pedonalen e qytetit, ngjarje kjo që ndodhi dy ditë më parë, ku u plagos aksidentalisht 35-vjeçarja, Liljana Jeremija. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lusha u arrestua pasi dyshohet se është personi që u jepte informacion 3 të rinjve për lëvizjet e Mirsad Metës.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor “Reagimi”, shkon në 4 numri i të arrestuarve për ngjarjen e datës 05.02.2020. Në vijim të hetimeve, nga strukturat e Policisë është bërë arrestimi i shtetasit: L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër. Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar qe më ndërmjetësinë e këtij shtetasi, personat e arrestuar kanë shkuar në Shkodër, ku dhe kanë shkëmbyer zjarr më armë, me shtetasin M. M. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e 5 shkurtit në pedonalen e Shkodrës, Argjend Rexha 31-vjeç, Rihad Xheladini 20-vjeç dhe Ension Buraku, 24-vjeç, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Mirsad Meta, 26-vjeç. Ky i fundit u përgjigj me breshëri plumbash. Meta dyshohet se është personi që më 26 janar i ka vënë tritol makinës së Ornela Burakut, efektives së Policisë në Durrës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si hakmarrje,  pasi Ension Buraku, vëllai i efektives bashkë me shokët hapi zjarr ndaj Metës, ku ky i fundit iu përgjigj me breshëri plumbash. Po kështu burimet bëjnë me dije se  tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet liridon tusha mirsad meta te shtena me arme ne shkoder arrestohet liridon tusha mirsad meta te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll