Aktualitet

I maskuar dhe me thikë grabiti banesën në mes të ditës në Bathore, vihet në pranga 25-vjeçari

7 Shkurt 2020, 10:09 Nga DOSJA
I maskuar dhe me thikë grabiti banesën në mes të ditës

TIRANË– Një 25- vjeçar është arrestuar në Bathore, pasi akuzohet për vjedhje të një banese me dhunë ditën e djeshme. Sipas njoftimit të policisë mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Në orën 10:50 të paradites së 6 shkurtit, 25 vjeçari kishte hyrë në një banesë i maskuar dhe me thikë, ku kishte vjedhur një sasi lekësh dhe bizhuteri. Po ashtu Policia bëri të mundur edhe sekuestrimin e lekëve dhe bizhuterive, të cilat ai kishte vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Kamëz, Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Bërzhita”.

Zbardhet pas disa orësh vjedhja me dhunë në një banesë në Bathore.

Vihet në pranga autori i vjedhjes.

Gjenden dhe sekuestrohen bizhuteritë dhe lekët që autori vodhi në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas njoftimit të marrë se në Bathore, në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maksuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë, informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune profesionale me veprime të shpejta proaktive u bë e mundur që brenda pak orëve të identifikohej personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.

Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H. H.Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person bathore grabitje ne bathore arrestohet nje person bathore grabitje ne bathore

Sondazh

Poll