Aktualitet

Pushimi i çështjes ÇEZ nga gjykata, Kuvendi ankimon vendimin (SHKRESA)

7 Shkurt 2020, 09:26 Nga DOSJA
Pushimi i çështjes ÇEZ nga gjykata, Kuvendi ankimon vendimin

TIRANË- Kuvendi ka ankimuar sot vendimin në gjykatën e Apelit të Tiranës për pushimin e çëshjtes ÇEZ. Përmes këtij anikimimi, Kuvendi i kërkon Apelit kthimin e çështjes ÇEZ në prokurori.  Ankimimi është përfaqësuar  nga Taulant Balla.

Pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë të pushojë çështjen, lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në vitin 2007, me pretendimin se nuk kishte asnjë vepër penale.

Gjykata e Tiranës ka marrë pak ditë më parë vendimin për pushimin e çështjes së privatizimit të CEZ. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al, mësohet se vendimi është marrë nga gjyqtari Lazer Sallaku. Më tej mësohet se argumenti që ka dhënë gjyqtari Sallaku, ka qenë se nuk ka vepër penale në rastin e privatizimit, ndaj nuk duhet të vijojnë me hetimet.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kuvendi ankimon pushimin e cez privatizimi i cez pushohet çeshja cez kuvendi ankimon pushimin e cez privatizimi i cez pushohet çeshja cez

Sondazh

Poll