Aktualitet

Arti në zi/ Ndahet nga jeta ‘bilbili’ i muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

7 Shkurt 2020, 09:49 Nga DOSJA
Arti në zi/ Ndahet nga jeta ‘bilbili’ i muzikës shqiptare,

KOSOVË-Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare, legjenda e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha. Mësohet se këngëtarja e njohur humbi jetën pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.  Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. “Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”,– shkruan vajza e saj Cuce Pagarusha në profilin e saj në Facebook.

Nuk janë të pakta edhe reagimet nga artistët për këtë lajm të hidhur. Inva Mula është shprehur se Pagarusha ka qenë gjithmonë një shembull për të. Ndërsa Irma Libohova ka deklaruar se e adhuronte.

Nexhmija ka qenë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, e dhjetëra hiteve, por u shua në moshën  86-vjeçare për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

Repertori i saj është shumë i pasur, ndërsa disa prej këngëve të saj jetojnë akoma dhe nuk vdesin kurrë kudo ku ka gjak shqiptari, jo vetëm në trevat shqiptare por kudo ku ka shqiptar.

Kënga “Baresha” që ia kompozoi bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj, është një ndër kryeveprat e saj.

Gjithashtu këngëtarja e madhe shqiptare ka interpretuar edhe vepra të huaja të përkthyera në shqip si ajo e Bethovenit, Puçinit dhe Verdit. Pagarusha ka qenë pjesëmarrëse e koncerteve edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, në Bullgari, Izrael, ku karrierën në muzik e mbylli në vitin 1984, mem koncertin e saj të fundit në Sarajevë.

J.V/ R.L/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kenga baresha këngëtarja shqiptarja nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha kenga baresha këngëtarja shqiptarja nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll