Aktualitet

ME VIDEO/ I buzëqeshur dhe u jep dorën të pranishmëve, si reagoi Ardi Veliu pasi u konfirmua në detyrë, nuk i kursen falen

7 Shkurt 2020, 09:13 Nga DOSJA
ME VIDEO/ I buzëqeshur dhe u jep dorën të pranishmëve, si

Tiranë- Ditën e sotme Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë, drejtorin e Përgjitshëm të Policisë, Ardi Veliun. Ky vendim u mor 24 orë pasi Veliu, dëshmoi para KJV-së. Menjëherë sapo u dha vendimi Ardi Veliu u çua nga karrigia, buzëqeshi dhe u dha dorën disa të pranishmëve në sallë.  Teksa ata e uronin për konfirmimin në detyrë, Veliu u shpreh:” Faleminderit!”

 

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është shprehur se Veliu nuk ka asnjë problem në të treja shtyllat e vlerësimit që janë: pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror.

Disa nga të dhënat nga Komisioni i Vlerësimit:

– Subjekti i vlerësimit sipas KJV nuk disponon pasuri të paluajtshme.
– Veliu rezulton të ketë një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.
– Shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro.
– Subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij.Bashkëshortja ka llogari në bankë me 800 mijë -lekë, të ardhura nga paga.
– Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.
– Apartament 2 mln e 900 mijë lekë, apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes. Shuma e dhuruar nga prindërit e saj, është kjo e këtij apartamenti ne Vlorë.
– Subjekti ka kryer deklarim të saktë pasurie dhe nuk ka konflikt interesi.Për kontrollin e figurës, DSIK ka konfirmuar se për Veliun nuk ka ardhur asnjë informacion i parregulltë për të.
– Nuk ka procedime penale për të.
– Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm dhe nga ana tjetër, bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu konfirmohet në detyrë ardi veliu ne vetting ardi veliu konfirmohet në detyrë ardi veliu ne vetting

Sondazh

Poll