Aktualitet

Bie akuza për grup kriminal dhe vrasje/ Dosja Bajri ‘xhiro’ nëpër Prokurori, SPAK shpall moskompetencë, e çon s

7 Shkurt 2020, 08:30 Nga DOSJA
Bie akuza për grup kriminal dhe vrasje/ Dosja Bajri ‘xhiro’

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK-ut që ka shpallur moskompetencën për dosjen ‘Bajri’. Shkak për transferimin është bërë fakti se ndaj tyre ka rënë akuza për grup të strukturuar kriminal dhe vrasje.

Të arrestuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri tashmë akuzohen vetëm për “armëmbajtje pa leje”, “paracaktim rezultateve sportive” dhe “ndërtim të paligjshem”.

 

Dosja Bajri: 

Grupi Bajri u godit më 21 shtator 2018, bashkë me Safet Bajri (Rustemi) gjatë operacionit Oaz.  Rustemi u bë i njohur për publikun shqiptar në korrik të vitit 2018, pasi mediat belge ngritën alarmin se Rustemi fshihej në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 22 vite burg në Belgjikë. Ato e etiketuan si të fortin e Shkodrës, dhe qyteti verior u quajt një Palermo që ishte nën kontrollin e 5 familjeve mafioze. Ai u arrestua bashkë me të tjerë anëtarë të familjes Bajri, ku në operacionin “Oaz” u prangosën në total 11 persona. Të arrestuarit, bashkë me Rustemin akuzoheshin në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.

Pas arrestimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens tha se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin, pasi ekstradimi i tij në Belgjikë është i pamundur, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve. Më 17 dhjetori 4 anëtarë të grupit ‘Bajri”, Safet Rustemi (Bajri), Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali, depoiztuan një kallëzim penal për gjyqtaren Ilirjana Olldashi, e cila kishte dhënë për ta masën e sigurisë “arrest me burg”. Fillimisht çështja në ngarkim të tyre nisi nga Shkodra dhe më pas u trasferua tek Krimet e Rënda, për shkak të akuzave të ngritura ndaj tyre. Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja kaloi sërish në SPAK, për t’u rikthyer në Shkodër. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dosja‘bajri’ në prokurorinë e shkodrës grupi bajri dosja‘bajri’ në prokurorinë e shkodrës grupi bajri

Sondazh

Poll